Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Katalonja i rikthehet qetësisë dhe përqendrohet tek zgjedhjet

Klima është drejt qetësimit në Katalonjë, një muaj pas marrjes nën kontroll nga qeveria qendrore e këtij rajoni, ku partitë po përgatiten për zgjedhje në dhjetor me një ndryshim të taktikave të indipendentistëve, transmeton ATSH raportimin e AFP-së.

Më 27 tetor, Parlamenti katalanas lëshoi një sfidë të pazakontë për shtetin spanjoll duke shpallur pavarësinë, një vendim i pasuar nga heqja de facto e autonomisë rajonale dhe shkarkimi i ekzekutivit separatist të Carles Puigdemont.

“Ato ishin ditë të vështira, shumë shqetësuese për të gjithë, me shumë akth (…) por i kemi lënë pas”, deklaroi kryeministri Mariano Rajoy.