Muhamet Krasniqi, i njohur si komandant Malisheva, ka pësuar sulm kardiak në burgun e Idrizovës gjatë ditës së sotme, por është shpëtuar falë ndërhyrjes së shpejtë nga shokët e tij, personeli i burgut e personeli mjekësor i Spitalit të Shkupit. Lajmi e ka bërë të ditur vëllai i tij, Dardan Krasniqi, përmes rrjeteve sociale.
Sipas Krasniqit, komandant Malishevës u janë vendosur stendat pas sulmit që pësoi mëngjesin e sotëm.
“Sot në orët e hershme të mëngjesit, vëllau ynë Muhameti - Komandant Malisheva, ka pasur një sulm kardiak të cilin fal shokëve të tij, personelit të burgut, personelit mjekësor të Spitalit të Shkupit - përmes ndërhyrjes së shpejt, e ka kaluar dhe këtë sfidë dhe ndodhët në gjendje stabile momentale në repartin intensivë në Shkup ku i janë vendosur stendat. Më këtë rast në emër të familjes tonë falenderojë të gjitha institucionet e Republikës së Maqedonisë për përkujdesje, shokët e tij të burgut në Idrizovë dhe Ambasadën tonë në Shkup, shokët e miqët që gjatë gjithë ditës u kujdesën dhe na qëndruan pranë në Shkup”, ka shkruar Krasniqi.
Muhamet Krasniqi ishte pjesë e “Grupit Kumanova”, të cilët u arrestuan dhe u dënuan me burgim të përjetshëm në Maqedoninë e Veriut më 2015.
Të dashur shok, miq e familjar, ju që gjatë kësaj kohe ishit të shqetësuar! Sot në orët e hershme të mengjesit, vëllau...
Posted by Dardan Krasniqi on Thursday, December 30, 2021