Ka vdekur zyrtari policor i cili u aksidentua javën e kaluar në Malishevë.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar për KOHËN drejtori i Mjekimit Intensiv në QKUK, Shaqir Uka.
“Fatkeqësisht nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe mëngjesin e sotëm ka vdekur”, ka thënë Uka.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e 16 gushtit, ku përveç zyrtarit policor, të lënduar kanë qenë edhe katër persona të tjerë. Në aksident ishin të përfshirë katër automjete.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj pati konfirmuar për KOHËN se një nga automjetet e përfshira në aksident ka dalë jashtë rrugës ku ka goditur zyrtarin policor, i cili sot ka vdekur.
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka dërguar telegram ngushëllimi për familjarët e policit.
Edhe
Aksident në Malishevë, pesë persona dërgohen për trajtim mjekësor
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Altin Kryeziu, i cili, pas aksidentit të ndodhur ditë më parë në krye të detyrës, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra. Në emër të Komunës së Malishevës dhe në emrin tim personal, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Kryeziu, kolegët, miqtë dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij”, ka shkruar ai.
Ka shkruar se humbja e tij është një dhimbje e madhe për familjen dhe një humbje për institucionin e Policisë së Kosovës.