Rinia Demokratike e Kosovës ka anuluar aksionin simbolik të paralajmëruar për të dielën në orën 17:00 para hyrjes së Qeverisë së Kosovës.
Aksioni është anuluar në shenjë respekti për policin e ndjerë Altin Kryeziu.
“Para se t’i bashkohej Policisë së Kosovës, Altini ishte aktivist i Rinisë Demokratike të Kosovës, prandaj ndarja e tij nga jeta na prek edhe më thellë. Me këtë rast, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e Altinit, për këtë humbje të rëndë”, thuhet në njoftimin e Rinisë Demokratike të Kosovës, raportpi KSP.
Kryeziu pësoi lëndime të rënda në një aksident trafiku që ndodhi para 7 ditësh në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë.
Sipas Policisë, një veturë me shpejtësi të madhe, i goditi katër automjete, ndërsa më pas edhe zyrtarin policor që ishte duke rregulluar komunikacionin.
-
Vdiq polici që u aksidentua javën e kaluar në Malishevë
-
Policia thotë se masat në trafik kanë të bëjnë me vozitjet e rrezikshme dhe jo me flamujt e UÇK-së
-
PDK-ja me protestë para Qeverisë kërkon vazhdimin e seancës konstituive
-
Të rinjtë e PDK-së me aksion simbolik, hedhin para Qeverisë “mashtrimet e Kurtit”
-
Vdekja e punëtorit në Ferizaj, ndalohet për 48 orë një person