Ka vdekur zyrtari policor i cili u aksidentua javën e kaluar në Malishevë.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar për KOHËN drejtori i Mjekimit Intensiv në QKUK, Shaqir Uka.
“Fatkeqësisht nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe mëngjesin e sotëm ka vdekur”, ka thënë Uka.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e 16 gushtit, ku përveç zyrtarit policor, të lënduar kanë qenë edhe katër persona të tjerë. Në aksident ishin të përfshirë katër automjete.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj pati konfirmuar për KOHËN se një nga automjetet e përfshira në aksident ka dalë jashtë rrugës ku ka goditur zyrtarin policor, i cili sot ka vdekur.
Similar articles
-
A police officer died in a traffic accident in Vërmica.
-
Man kills 45-year-old woman in Athens and then himself, victims suspected to be Albanians
-
A woman is reported missing in Malisheva.
-
One person injured on the Sarosh-Orahovac road
-
Investigation begins into death of woman in Pristina who allegedly fell into well