Muhamet Krasniqi, i njohur si Komandant Malisheva, është kthyer në Burgun e Idrizovës, pas lirimit nga Spitali i Shkupit, ku qëndroi për disa ditë për shkak të sulmit kardiak që pësoi më 30 dhjetor.
Ka qenë vetë Krasniqi që ka dhënë njoftimin nëpërmjet Facebookut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ju faleminderit, në këto momente foton e bëra për të ju treguar se e munda infarktin”, ka shkruar Krasniqi.
Lajmin për lirimin e Komandant Malishevës e ka dhënë në Facebook edhe bashkëvuajtësi i tij, Fatmir Reçica.
“Sot me bashkëluftëtarin Komandant Malisheva. Para pak orësh është liruar nga spitali dhe u bashkua me ne shokët e idealit që gjendemi në Burgun e Idrizovës", ka shkruar ai duke publikuar edhe një fotografi. “Nuk e dija nëse do mund ta përqafoja pas atij operacioni të vështirë. Falë Zotit, sot është mirë dhe jashtë çdo rreziku për jetën”.
Komandant Malisheva është i dënuar me burg të përjetshëm, për ngjarjet e majit të vitit 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë.
Lajmin për shtrimin e tij në spital dhe sulmin kardiak të Komandant Malishevës e ka dhënë i vëllai i tij, Dardan Krasniqi më 30 dhjetor.