Klinika Emergjente e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, në kuadër të bashkëpunimit me KFOR, ka mbajtur ushtrim fushor për reagim në situata emergjente, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Gjatë ushtrimit është improvizuar një rast me lëndime në gjoks dhe krahë dhe është testuar reagimi i klinikës në raste të tilla, transmeton Koha.net.
KFOR-i, ka sjellë një helikopter përmes së cilit është improvizuar ardhja e rasteve me lëndime dhe vlerësimi ka qenë maksimal për ekipet emergjente.
U premtua se në rast të situatave emergjente, KFOR do të përkrahë me helikopter për sjellë të lënduarit.
Testimet e tilla do të vazhdojnë edhe ditën e nesërme nga ora 9:30 deri në 12:00.
{gallery}
-
KFOR-i zhvillon stërvitje me helikopterë në Prishtinë për rritjen e gatishmërisë operacionale
-
Policia dhe KFOR-i zhvillojnë ushtrim të përbashkët për forcimin e gatishmërisë operacionale
-
Ushtarët gjermanë e amerikanë të KFOR-it trajnohen për zbarkim me helikopter në jug të Kosovës
-
KFOR-i me stërvitje në Prishtinë për evakuim të shpejtë ajror
-
Personeli ushtarak i Mbretërisë së Bashkuar kryen stërvitje në Kosovë