Komandanti i KFOR-it, gjeneral-majori Ozkan Ulutash, është takuar me ushtarët letonë të KFOR-it që po patrullonin dhe ishin në detyrë te Liqeni i Ujmanit.
KFOR-i ka thënë se po monitoron nga afëri çdo zhvillim të sigurisë.
“Gjeneral-majori Ulutash ka shprehur vlerësimin e tij për ushtarët letonë për kontributin e vazhdueshëm ndaj angazhimeve të KFOR-it”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.
Të dielën në afërsi të Liqenit të Ujmanit është hedhur mjet shpërthyes ku si pasojë janë dëmtuar dy vetura.
Në hetimet për shpërthimin u gjetën një veturë dhe tri radiolidhje në një vend në zonën e Zubin-Potokut.
Artikuj të ngjashëm
-
Ulutash pret në takim Jasharin, flasin për situatën e sigurisë
-
Komandanti i KFOR-it takohet me përfaqësues diplomatikë për sigurinë
-
Situata e sigurisë në qendër të takimit mes Kurtit dhe komandantit të KFOR-it
-
Komandanti në largim i KFOR-it njofton NATO-n për situatën në Kosovë
-
Siguria në Kosovë, temë mes komandantit të KFOR-it dhe shefave të misioneve perëndimore