Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se ushtarët gjermanë nga Komanda Rajonale Lindje kanë kryer së fundmi një trajnim me qëllim përmirësimin e aftësisë së tyre për të zbuluar, ndjekur dhe neutralizuar dronët.
Sipas njoftimit të lëshuar nga KFOR-i, kjo është aftësi gjithnjë e më e domosdoshme në skenarin e sigurisë.
Tutje bëhet e ditur se stërvitja është përqendruar në sistemin ËINGMAN për të identifikuar dronët dhe për të gjurmuar operatorët e tyre, dhe në HP-47 për të kapur dhe çaktivizuar UAV-të.
“Stërvitje të tilla rrisin aftësinë teknike individuale, duke theksuar rëndësinë e koordinimit, punës në grup dhe përshtatshmërisë në përballimin e kërcënimeve ajrore në zhvillim. Kjo ekspertizë unike zgjeron fushëveprimin e misionit të KFOR-it, duke rritur aftësinë e tij për t’u përballur me sfidat në rritje të sigurisë”, thuhet në njoftim.
-
KFOR-i amerikan zhvillon trajnime kundër dronëve për rritjen e sigurisë në Kosovë
-
KFOR-i zhvillon stërvitje me helikopterë në Prishtinë për rritjen e gatishmërisë operacionale
-
Ushtarët gjermanë e amerikanë të KFOR-it trajnohen për zbarkim me helikopter në jug të Kosovës
-
KFOR: S’kemi identifikuar shkelje me dronë që mund ta rrezikojnë sigurinë në Kosovë
-
KFOR-i stërvitet me armë zjarri në Prishtinë: Për ruajtjen e gatishmërisë