Kompania kosovare për furnizim me energji elektrike përmes një postimi në Facebook ka thënë se 400 mijë konsumatorëve deri me tani u janë lexuar njehsorët. Sipas KESCO-s 86% prej tyre kanë pranuar fatura nën 100€.
“Pra, nga numri total i leximeve, del që vetëm 14% e konsumatorëve kanë fatura 100€ ose më tepër”, thuhet në njoftim. “Ato fatura që janë në shpenzim më të madh, bëhet fjalë për dy shërbime në një, pra për furnizim me energji elektrike dhe për ngrohje”.
Sipas KESCO-s, ngrohja është shpenzues i madh i energjisë elektrike dhe në bazë të analizave që ekspertët e kompanisë i kanë bërë, në Kosovë konsumatorët që ngrohen me energji elektrike, ngrohja ua merr mbi 70% të konsumit.
Ditëve të fundit qytetarët janë ankuar se kanë pasur dyfishim deri në trefishim të faturave të energjisë elektrike.
-
KESCO bën thirrje për kursim, thotë se në dy ditët e fundit rreth 50% e konsumit u mbulua nga importi
-
KESCO bën thirrje për kursim të rrymës: Konsumi po arrin në nivele rekord
-
KESCO: Qytetarët po ngrohen me rrymë, Qeveria s’i subvencionon më kursimtarët
-
Rryma drejt shtrenjtimit të katërt që prej 2022-tës
-
Kurti flet për ngrohje: Ngrohemi shumë me rrymë, kena qejf nxehtë