KESCO u ka bërë thirrje konsumatorëve për kursim. KESCO ka thënë se aktualisht po përballet me rritje të madhe të sasisë së energjisë elektrike të importuar dhe me çmime të larga në treg.
Në thirrjen, KESCO ka thënë se gjatë dy ditëve të fundit rreth 50% e konsumit në Kosovë është mbuluar përmes importit.
“KESCO njofton konsumatorët se aktualisht po përballet me rritje të sasisë të lartë të energjisë elektrike të importuar dhe me çmime të larta të blerjes në treg, çka krijon presion shtesë në mbulimin e kërkesës dhe në menaxhimin e kostove të furnizimit. Gjatë dy ditëve të fundit, rreth 50% e konsumit në Kosovë është mbuluar përmes importit. Kjo varësi nga importi shoqërohet me kosto të larta, veçanërisht në një periudhë kur energjia elektrike është e nevojshme edhe për shtetet e tjera të rajonit dhe kërkesa në treg është e rritur. Në këtë kontekst, KESCO u bën thirrje konsumatorëve që të kursejnë energjinë elektrike, sidomos në orët e pikut, në mënyrë që të ulim së bashku nevojën për import dhe kostot që lidhen me të”, thuhet nga KESCO.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKESCO ka thënë se do të ndjekë nga afër situatën dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar furnizim të qëndrueshëm.