Kompania për Furnizim me Energji Elektrike në Kosovë (KESCO) ka njoftuar se sistemi elektroenergjetik aktualisht po operon në kushte të vështira si pasojë e temperaturave të ulëta dhe rritjes së ndjeshme të konsumit të energjisë elektrike.
Sipas njoftimit, përdorimi i shtuar i energjisë për ngrohje ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e kërkesës, ndërsa në periudhat kur prodhimi vendor mbetet i ulët, nevoja për import të energjisë rritet ndjeshëm.
Megjithatë, KESCO thekson se mundësitë për sigurimin e energjisë nga importi janë të kufizuara dhe mbulimi i plotë i kërkesës në çdo moment është i vështirë.
“Temperaturat e ulëta dhe përdorimi i shtuar i energjisë elektrike për ngrohje kanë ndikuar në rritje të theksuar të konsumit. Në periudhat kur prodhimi vendor mbetet i ulët, nevoja për import të energjisë elektrike rritet ndjeshëm. Megjithatë, mundësitë për sigurimin e energjisë nga importi janë të kufizuara për shkak të kushteve teknike të sistemit elektroenergjetik në të cilin operon Kosova, duke e bërë të vështirë mbulimin e plotë të kërkesës në çdo moment”, thuhet në njoftim.
KESCO bën të ditur se është vazhdimisht e angazhuar në shfrytëzimin e të gjitha mundësive për sigurimin e energjisë elektrike, përfshirë kontratat afatgjata dhe blerjet në tregjet afatshkurtra.
Kompania tutje u ka bërë thirrje të gjithë konsumatorëve që të përdorin energjinë elektrike me kujdes dhe të ndërmarrin masa konkrete për kursimin e saj, veçanërisht gjatë orëve të pikut.
Rikthehen reduktimet e rrymës
Reduktimet e energjisë elektrike kanë filluar sërish në tërë vendin, pavarësisht njoftimit të para një jave...-
KESCO bën thirrje për kursim të rrymës: Konsumi po arrin në nivele rekord
-
Rikthehen reduktimet, gjysma e energjisë sigurohet nga importi
-
Kosova 2026: Pa rrymë e pa ujë
-
KESCO bën thirrje për kursim, thotë se në dy ditët e fundit rreth 50% e konsumit u mbulua nga importi
-
KESCO kërkon nga qytetarët të kursejnë energjinë elektrike