Kryetarja e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns ka thënë se ka një mungesë të ekuilibrit të BE-së sa i përket Kosovës.
Kearns ka thënë se kjo është dëshmuar edhe me deklaratën që dha zëdhënës i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano, në një konferencë për media.
Stano në konferencë për media para pak ditëve tha se BE-ja mori masa ndaj Kosovës pasi “Kosova nuk u soll në mënyrë evropiane”.
“Zëdhënësi i BE-së tregon mungesën e plotë të ekuilibrit në marrëdhëniet e BE-së me Kosovën. Të thuash që Kosova ka ‘paaftësi për t'u sjellë në mënyrë evropiane’ është një keqinterpretim i rëndë, por më pas të mos përmendësh veprimet e Serbisë në listën e dhënë më poshtë?” – ka shkruar Kearns, ndërsa ka etiketuar Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Jose Borrell.
Në listën që e ka postuar ajo ka përmendur një sërë shkeljesh që ka bërë Serbia.
Ka përmendur vizitën zyrtare që një delegacion i Qeverisë së Serbisë e ka bërë në Tehran. blerjen e 20 mijë dronëve kamikazë nga Tehrani, nënshkrimin e Marrëveshjes për Siguri me Rusinë, shtatë muaj pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, ndërhyrjen e huaj që ka bërë në zgjedhjet në Kosovë.
Edhe
Deputetja britanike kritikon BE-në: S’ka qasje të balancuar ndaj Serbisë
Po ashtu ka përmendur kidnapimin e tre policëve kosovarë, e gjithashtu edhe vizitën e një ministri serb në Moskë.
Përmendi edhe refuzimin e Serbisë për ta sanksionuar, Rusinë, Iranin e po ashtu ministrin e Arsimit të Talebanit, duke u bërë shteti i vetëm në Ballkan që ka refuzuar këtë.
Gjithashtu përmendi edhe sanksionimin e ministrit të Inteligjencës, Aleksandar Vulin, nga Qeveria e SHBA-së.
.@JosepBorrellF’s spokesperson demonstrates the complete lack of balance in the EU’s dealings with Kosovo.
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) August 14, 2023
To say ?? has “inability to behave in a European manner" is a gross misrepresentation, but then not to call out Serbia’s actions given list below?pic.twitter.com/xRsqRj5bD0 pic.twitter.com/f5PRIaXBhP
-
Kearns për shkurtimet financiare të BE-së në Serbi: Brukseli më në fund po zgjohet
-
Kearns pas deklaratave të Vuçiqit: Britania e Madhe duhet të fokusohet urgjentisht në Ballkan
-
Kearns: E padrejtë ta ndëshkosh Kosovën për hapjen e një ure, duke e injoruar Banjskën
-
Osmani: S’ka zbatim paralel të Marrëveshjes së Brukselit