Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani: S’ka zbatim paralel të Marrëveshjes së Brukselit

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se nuk ka pasur balancë e as zbatim paralel të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit.

Gjatë adresimit të saj për media nga Komuna e Lipjanit, të cilën e vizitoi të hënën, Osmani ka kërkuar trajtim të barabartë të palëve lidhur me këtë marrëveshje.

Sipas saj, Serbia po trajtohet në atë mënyrë që të gjitha përfitimet po tenton t’i marrë në fllim, ndërsa Kosovës po i kërkohet që japë më shumë.

“Nuk ka pasur balancë as zbatim paralel të kësaj marrëveshjeje. Kërkoj që të ketë trajtim të barabartë të palëve, që plani sekuencues i zbatimit të ketë parasysh që si Kosova, si Serbia t’i zbatojnë në mënyrë paralele, të menjëhershme, obligimet e tyre, e jo që njëra palë t’i ketë të gjitha përfitimit në fillim, e më pas për Kosovën të mendohet krejt në fund sepse kjo krijon një situatë ku Serbia përfiton ndërsa Kosovës i thuhet prit edhe pak, jep edhe më shumë, kjo nuk është strategji që ka sjellë paqe, por e ka inkurajuar Serbinë që të shkojë edhe deri te më ekstremja, siç është 24 shtatori”, ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar se Serbia e ka shkelur me dhjetëra herë këtë marrëveshje, duke mos i respektuar nenet e saj.

“Serbia e ka shkelur me dhjetëra herë këtë marrëveshje, e cila qartë i kërkon që mos ta shkelë integritetin territorial të Kosovës, që ta njeh subjektivitetin ndërkombëtar dhe parimin e barazisë së palëve, që mos të votojë kundër Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, që mos të përdoret dhunë në relacionet ndërshtetërore dhe shumë parime të tjera, ndër të tjera edhe nenet e fundit të asaj marrëveshje që kërkojnë të zbatohen të gjitha marrëveshjet paraprake dhe u siç e dini edhe nga vetë përmbledhja e BE-së, Serbia nuk i ka zbatuar as gjysmën e marrëveshjeve që janë nënshkruar në këtë 12-vjeçar të dialogut Kosovë-Serbi”, është shprehur ajo.

Edhe Osmani: Kosova mund ta zbatojë njëanshëm Marrëveshjen, me garanci nga partnerët LAJMET E MBRËMJES Osmani: Kosova mund ta zbatojë njëanshëm Marrëveshjen, me garanci nga partnerët

Derisa foli për çështjen e dinarit, Osmani ka thënë se duhet të zgjidhet sa më shpejt pasi Kosova ka probleme më të mëdha.

“Do të ishte e mirëseardhur që pajtimi të arrihej nesër në Bruksel dhe nëse jo në Bruksel, është urgjente që kjo çështje të zgjidhet sepse Kosova ka probleme shumë më të mëdha, si siguria”, ka theksuar ajo.