Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka reaguar lidhur me mundësinë që Serbia t’i humbasë deri në 1.5 miliardë euro fonde të Bashkimit Evropian, ndërsa Komisioni Evropian po shqyrton mundësinë e ndërprerjes së tyre për shkak të prapakthimit demokratik dhe lidhjeve të ngushta të vendit me Rusinë.
Kearns ka shkruar në “X” se Brukseli më në fund po zgjohet dhe po reagon ndaj shuarjes së lirisë së mediave dhe shtetit të së drejtës në Serbi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo ka shkruar se mbrojtja e lirisë së shtypit duhet të jetë e panegociueshme.
“Brukseli më në fund po zgjohet ndaj shuarjes së ngadaltë të lirisë së medias dhe shtetit të së drejtës në Serbi. Veprimet kanë pasoja, dhe mbrojtja e lirisë së shtypit duhet të jetë e panegociueshme në pragun e Evropës, e aq më tepër për çdo anëtarësim të ardhshëm”, ka shkruar ajo.
Brussels is finally waking up to the slow death of media freedom and the rule of law in Serbia.
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) April 12, 2026
Actions have consequences, and defending press freedom must be non-negotiable on Europe's doorstep let alone for any future membership.https://t.co/ZThs6x9RP9
“Politico” në një artikull ku shkruan për rrezikun që Serbia t’i humb këto fonde ka shkruar se Serbia nuk është anëtar i BE-së, por që prej nisjes së negociatave për anëtarësim në vitin 2014, ajo është i kualifikuar për fonde dhe grante që synojnë të ndihmojnë në zbatimin e reformave ligjore. Tutje thuhet se një vendim për pezullimin e pagesave do ta komplikonte më tej procesin e ashtuquajtur të zgjerimit të BE-së, ndërkohë që vende si Ukraina dhe Mali i Zi po garojnë për t’u anëtarësuar, ndërsa shtete me ndikim si Franca kërkojnë kujdes.
“Po bëhemi gjithnjë e më të shqetësuar për atë që po ndodh në Serbi,” tha Komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, për POLITICO. “Nga ligje që minojnë pavarësinë e gjyqësorit, te goditjet ndaj protestuesve dhe ndërhyrjet e vazhdueshme në mediat e pavarura.”
Kos tha se Komisioni po vlerëson nëse vendi ende i përmbush kushtet për “pagesat në kuadër të instrumenteve financiare të BE-së.”
Sipas katër zyrtarëve të BE-së që punojnë me vendet kandidate për zgjerim, është rritur presioni brenda Komisionit javët e fundit për të bllokuar fondet. BE-ja ka kritikuar publikisht reformat në drejtësi të ndërmarra nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç, qeveria e të cilit është përballur me protesta të gjera.