Deputetja britanike Alicia Kearns ka thënë se Brukseli më në fund po zgjohet nga gjumi sa i përket Serbisë. Kearns ka komentuar lidhur me lajmin se Bashkimi Evropian po shqyrton t’ia shkurtojë fondet Serbisë, për shkak të ngecjes sa i përket demokracisë dhe po ashtu lidhjeve të ngushta me Rusinë.
“Brukseli më në fund po zgjohet ndaj vdekjes së ngadaltë të lirisë së medias dhe sundimit të ligjit në Serbi. Veprimet kanë pasoja, dhe mbrojtja e lirisë së shtypit duhet të jetë e panegociueshme në pragun e Evropës, e lëre më për çdo anëtarësim të ardhshëm”, ka shkruar Kearns në platformën “X”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKomisionerja për zgjerim e BE-së, Marta Kos, për “Politico” ka thënë se BE-ja është e shqetësuar me atë që po ndodh në Serbi.
“Nga ligje që minojnë pavarësinë e gjyqësorit deri te goditjet ndaj protestuesve dhe ndërhyrjet e përsëritura në mediat e pavarura”, tha Kos, duke shtuar se Komisioni Evropian po vlerëson nëse Serbia ende i përmbush kushtet për të marrë fondet nga instrumentet financiare të BE-së.
Serbia po përballet me humbje të fondeve deri 1.5 miliardë euro.
Një paketë ligjesh për të ristrukturuar gjykatat dhe për të ndryshuar mënyrën se si emërohen gjyqtarët dhe prokurorët ishte një “hap serioz prapa” për Serbinë, paralajmëroi Kos kur ato u shpallën.
Brussels is finally waking up to the slow death of media freedom and the rule of law in Serbia.
Actions have consequences, and defending press freedom must be non-negotiable on Europe's doorstep let alone for any future membership.https://t.co/ZThs6x9RP9— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) April 12, 2026