Instituti Demokratike e Kosovës ka njoftuar se në tetë shkolla fillore të komunës së Gjilanit që furnizohen me ujë nga puset është gjetur se uji është i kontaminuar në aspektin kimik dhe bakteriologjik dhe këto të dhëna janë nga analizat të cilat janë siguruar nga Qendra Rajonale e Shëndetësisë Publike në Gjilan.
Sipas njoftimit, uji është i papërdorshëm për pije në shkollën fillore “Liria” në fshatin Pogragjë në shkollën “Agim Ramadani” në fshatin Lladovë, në shkollën “Vesel Muji” në fshatin Ponesh, në shkollën “Ibrahim Uruqi” në fshatin Bresalc. në shkollën “Vesel Muji” në fshatin Mihir, në shkollën fillore “Esat Berisha” në fshatin Llashticë, në shkollën “Nazim Hikmet” në fshatin Dobërqan dhe në shkollën fillore “Skënderbeu” në fshatin Kmetoc.
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) vlerëson se në bazë të hulumtimeve në terren rezulton se kontaminimi i ujit është rezultat i vjetërsisë së filtrave të ujit dhe mosmirëmbajtjes së puseve.
“Numri i nxënësve që vijojnë mësimin në këto 8 shkolla është 1 mijë e 317 nxënës. KDI ka mbajtur një takim javën e kaluar me zyrtarët komunal dhe me drejtorët e shkollave. Në këtë takim zyrtari nga drejtoria e shëndetësisë, Veton Uka, ka thënë që disa shkolla furnizohen nga bazenet, ndërsa kapakët e betonit me të cilët mbulohen këto bazene nuk janë të cilësisë së duhur. Uka ka theksuar që sidomos gjatë sezonit të vjeshtës ndodh depërtimi i bakterieve në këto bazene duke shkaktuar kontaminimin e ujit”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq nga Qendra Rajonale e Shëndetësisë Publike, Ajhane Sefiu ka kërkuar që klorizimi i ujit në këto shkolla duhet të bëhet në mënyrë permamnete ndërsa ka rekomanduar që çdo fshat të tentojë të ketë sistemin lokal të furnizimit me ujë që do të mundësonte përmirësimin e cilësisë së ujit në këto shkolla.
KDI kërkon nga komuna e Gjilanit të merr masa të menjëhershme për mirëmbajtjen, pastrimin dhe rehabilitimin e këtyre puseve në mënyrë që këtyre nxënësve tu garantohet furnizimi me ujë të pijshëm. Uji i kontaminuar mund të bartë lloje të ndryshme të mikroorganizmave, dhe për rrjedhojë mund të shkaktojë sëmundje infektive si tifoja, paratifoja, dizenteria dhe kolera.
-
KDI: Tetë shkolla të Gjilanit me ujë të kontaminuar
-
Në 8 prej shkollave të Gjilanit uji është i kontaminuar, kërkohet pastrimi i puseve
-
KDI: Në 10 shkolla në Viti uji është i papijshëm, numri i nxënësve është 1511
-
Dhjetë shkolla të Vitisë me ujë të kontaminuar
-
Sipas analizave, uji në 8 shkolla të Vitisë është i kontaminuar