Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sipas analizave, uji në 8 shkolla të Vitisë është i kontaminuar

Uji në 8 shkolla të Vitisë, nga analizat e Institutit të Shëndetit Publik ka rezultuar se është i kontaminuar. Në 5 shkolla ka kontaminim të lartë kimik, në 2 shkolla kontaminim bakteriologjik, kurse në një shkollë uji është i kontaminuar kimikisht. Por, pavarësisht kësaj, nxënësit vazhdojnë ta përdorin atë për pije. Drejtoria e Inspeksionit ka rekomanduar klorizimin.

Nxënësit e disa shkollave në Viti e përdorin ujin e kontaminuar për pije, raporton KTV. 

Analizat e mostrave të marra në 12 objekte shkollore nga Instituti i Shëndetit Publik kanë rezultuar se në 8 prej tyre uji ka kontaminim të lartë kimik ose bakteriologjik në disa shkolla.

Për opozitën kjo situatë është shqetësuese dhe sipas saj, komuna nuk investon në sistemin e ujit të pijshëm, por në asfalt.

Sadiku thotë se kjo gjendje po i rrezikon nxënësit.

Në Drejtorinë e Inspeksionit thonë se në ato shkolla ku analizat kanë rezultuar se ka kontaminim të lartë të ujit, kanë intervenuar duke e bërë klorizimin e ujit.

Edhe Nxënësit në 17 shkolla në Viti pinë ujë të kontaminuar, Komuna thotë se po merret me sanimin Arbëri Nxënësit në 17 shkolla në Viti pinë ujë të kontaminuar, Komuna thotë se po merret me sanimin

Megjithatë, sipas drejtorit, kur ka reshje të vazhdueshme të shiut dhe vërshime, të cilat janë të shpeshta në këtë komunë, uji i shkollave kthehet në gjendjen e mëparshme.

Bazuar në këto analiza, Drejtoria e Inspeksionit ka urdhëruar atë të arsimit që të bëjë kontrollin e ujit të pijshëm në burimet prej të cilave furnizohen objektet shkollore dhe pastrimin e hapësirave të këtyre objekteve.