Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në 8 prej shkollave të Gjilanit uji është i kontaminuar, kërkohet pastrimi i puseve

Që nga funksionimi i saj, shkolla fillore “Ibrahim Uruqi” në Bresalc të Gjilanit, në mungesë të rrjetit të ujësjellësit furnizohet me ujë nga puset në këtë fshat.

Analizat e fundit të kryera në muajin tetor nga Qendra Rajonale e Shëndetit Publik në Gjilan, tregojnë se uji në këtë shkollë dhe në shtatë të tjera, është jo i pijshëm, raporton KTV.

Drejtori i shkollës “Ibrahim Uruqi”, është i alarmuar me këtë dhe ka kërkuar nga Komuna t’i marrë masat e duhura.

Disa nga prindërit tregojnë se ka kohë që fëmijëve rregullisht u japin ujë të blerë me vete.

Nga Qendra e Shëndetit Publik në Gjilan thonë se uji në tri shkolla ka rezultuar të ketë kontaminim bakteriologjik dhe në pesë tjera - kimik.

Sipas tyre, uji i kontaminuar mund të shkaktojë sëmundje infektive.

Edhe KDI:  Tetë shkolla të Gjilanit me ujë të kontaminuar Arbëri KDI: Tetë shkolla të Gjilanit me ujë të kontaminuar

Ata kanë kërkuar nga Komuna pastrimin e menjëhershëm dhe rehabilitimin e këtyre puseve, gjë që kjo e fundit thotë se do ta bëjë.

Komuna e Gjilanit ka shtuar se planifikon shtrirjen e rrjetit të kanalizimit në këto fshatra.

Kurse, sipas një hulumtimi të KDI-së, bashkë me qendrën rajonale të shëndetit publik, del se në këto shkolla numri i nxënësve është 1 mijë e 317, kurse sëmundjet që mund të shkaktohen shkaku i ujit të papijshëm në shkolla janë tifoja, paratifoja, dizenteria dhe kolera.