Beograd, 18 shtator – Dialogu i brendshëm për Kosovën do të jetë i mundur nëse jemi të gatshëm të bisedojmë, por momentalisht nuk ka dialog meqë kemi një pushtet i cili mbyt pakicën dhe vazhdimisht heton qëllimet e atyre që e kritikojnë, sikundër edhe opozitën dhe intelektualët të cilët nuk janë në nivel të detyrës që të flasin qartë për problemet. Kështu shprehet lideri i Partisë Liberal-Demokratike (LDP) Çedomir Jovanoviq, shkruan sot “Novosti”, transmeton Koha.net.
Ai ka paralajmëruar se së shpejti do të ofrojë një platformë më të gjerë e cila pos për çështjen e Kosovës do të krijojë hapësirë për artikulimin e alternativës.
Jovanoviq citohet të ketë thënë se LDP e sheh të ardhmen e Serbisë në NATO dhe jo në koalicionet e këqija me Rusinë.
-
Jovanoviq: Do të bisedojmë me Vuçiqin për Kosovën, do t’ia themi të vërtetën
-
Jovanoviq: Kurti nuk është kërcënim për Serbinë, por mundësi
-
Jovanoviq: Serbisë me Kosovën i duhet paqja, jo territori i saj
-
Jovanoviq: Kosova është rast specifik për biseda mbi ndryshimin e kufijve
-
Jovanoviq : Vuçiqi ka detyrim të dalë me plan të qartë për Kosovën