Kryetari i Partisë Liberale Demokratike (Liberalna demokratska partija), Çedomir Jovanoviq, ka deklaruar sot se takimet e shtatorit ndërmjet kryetarit të Serbisë dhe atij të Kosovës i sheh si shans të madh për të dy shoqëritë, transmeton Koha.net.
Sipas tij, takimet pritet ë bëjnë një kërcim në marrëdhëniet e ndërsjella dhe që përfundimisht të konkretizohet politika e cila për Kosovën dhe për Serbinë do të hapë perspektivë për jetë normale.
Jovanoviq në deklaratën e shkruar ka thënë, përcjell “danas” se kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka për obligim që të dalë me plan të qartë në shtator i cili duhet të ketë gjerësi të mjaftueshme për interesat e serbëve të Kosovës por edhe për shqiptarët që jetojnë në Kosovë si dhe për qytetarët e Serbisë nga përkrahje e të cilëve varet përfundimisht ai plan.
"Nuk kemi të drejtë të ta sabotojmë atë marrëveshje potenciale për shkak të pozicionimit parazgjedhor. Nuk jam i gatshëm ta sakrifikoj të ardhmen e gjeneratave të fëmijëve tanë që të fitoj ndonjë përqindje në zgjedhjet e ardhshme dhe kjo gjë e dallon LDP –në nga Aleanca për Serbinë dhe nga pjesa tjetër e opozitës”, ka theksuar Jovanoviq.
Ai ka theksuar se, sado që ka përpjekje që të ndalet koha përmes idesë së konflikti të ngrirë, jeta ecën – Mali i Zi ka hyrë në NATO, Maqedonia ka bërë marrëveshje historike me Greqinë, Kosova po hapet ndaj Europsë, po merr liberalizimin e vizave.
"Serbia duhet t’iu bashkëngjitet”, ka thënë ai.
-
Jovanoviq paralajmëron “plan të qartë” për Kosovën dhe Koalicion për Paqe
-
Politikani serb hyn në zgjedhje me mesazhin për Kosovën e pavarur
-
Jovanoviq: Serbisë me Kosovën i duhet paqja, jo territori i saj
-
Jovanoviq: Marrëveshje me Kosovën dhe anëtarësim të Serbisë në BE e në NATO
-
Jovanoviq: Vuçiqi është dashur të thotë se Serbia e njeh Kosovën