Lideri Partisë Liberale Demokratike Çedomir Jovanoviq ka vlerësuar se Serbia duhet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian e në NATO dhe të arrijë marrëveshje me Kosovën, transmeton Koha.net.
"Nga ana tjetër, me çdo kusht duhet të ruhet paqja në rajon. Kjo do të thotë që t’i ndihmohet Bosnjë e Hercegovinës dhe përpjekjeve të saj për të mbetur unike, t’i zgjidhë problemet e veta dhe të niset drejt BE-së e NATO-s . Serbia duhet t’i zgjidhë problemet me Maqedoninë e Veriut, me Kroacinë dhe Malin e Zi”, citon tanjug të ketë thënë Jovanoviq.
Ai ka shtuar se këto janë kushtet për ekzistimin dhe përparimin e Serbisë.
Sipas fjalëve të tij , pas ngjarjeve të zhvilluara në Serbi gjatë muajve të fundit dhe zhvillimeve të reja në rajon, nacionalizmi po merr forma dhe protagonistë të rinj.
-
Sipas Jovanoviqit, njohja e pavarësisë së Kosovës e kthen Serbinë në vitet e 90-ta
-
“Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë bashkon Republikën Serbe me Serbinë”
-
Jovanoviq : Vuçiqi ka detyrim të dalë me plan të qartë për Kosovën
-
Liberalët serbë: Kosova ka ikur – nuk mund të kthehet
-
Janjiq: NATO të ndërhyjë për ta siguruar Kosovën, nga Serbia mund të vijë luftë