Kryetari i Partisë liberale Demokratike (Liberalna demokratska stranke - LDP) Çedomir Jovanoviq ka vlerësuar se ideja për ndryshimin e kufijve në Ballkan përgjithësisht nuk është e mirë, por Kosova është rast special dhe se do të duhej lejuar që të paraqiten propozime për të cilët të bisedohet në mënyrë racionale, transmeton Koha.net.
"Në përgjithësi, ndryshimi i kufijve nuk është i mirë. Ai është njëri nga parimet bazë e politikës së sigurisë. Megjithatë, ta lejojmë mundësinë që para nesh të dilet me sqarime racionale e për to të flasim”, ka thënë Joavanoviq për gazetën e Podgoricës Pobjeda.
Ai ka shtuar se Kosova është rast specifik dhe rajoni duhet të jetë aleat më i madh në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, sepse edhe pasoja për rajon pa dyshim se do të ketë, por në rajon duhet të pranohet se pa Serbi të qetë e stabile nuk ka paqe.
"Pasi i gjithë rajoni të kuptojë se nuk ka çështje kombëtare që mund të zgjidhte pa pajtimin e shteteve dhe kombeve të tjera,atëherë mund të flasim për Ballkanin evropian”, ka vlerësuar Jovanoviq.
Ai ka theksuar se kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçqi “e ka përforcuar pozicionin në raport me pjesën në Serbi që do ta kishte lënë çështjen e Kosovës që edhe me decenie të jetë kryesorja për zhvillim dhe për çfarëdo përparimi".
"Nëse i lëmë manash, për mua qëndrime të papranueshme për rëndësinë e Millosheviqit dhe për madhështinë e tij si lider, nuk duhet harruar se tash megjithatë është momenti kur edhe pjesa më kokëfortë e opinionit tonë e ka parë se vetëm në paqe e në marrëveshje mund ta gjejmë zgjidhjen për Kosovën”, ka thënë lideri i LDP-së.
-
Jovanoviq: Serbisë me Kosovën i duhet paqja, jo territori i saj
-
Jovanoviq: Serbia e do veriun në këmbim të njohjes së pavarësisë së Kosovës
-
Jovanoviq: Serbia do veriun për të njohur pavarësinë e Kosovës
-
Jovanoviqi gjen aleatë për një platformë të re rreth çështjes së Kosovës
-
Jovanoviq s’i beson “dialogut të brendshëm për Kosovën” të Vuçiqit