Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka marrë pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, që u zhvillua të enjten në Gjermani.
Sipas njoftimit, në takim u diskutua për rëndësinë e këtij koalicioni dhe për t’i adresuar kërkesat e Ukrainës për vitin 2025 për luftën ndaj Rusisë. Në takim ka marrë pjesë edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
FOTO:
Jashari, sipas komunikatës, është takuar me komandantin e Forcave Ajrore për Evropë, Christopher Cavoli. “Të dy ritheksuan rëndësinë e bashkëpunimit bilateral dhe multilateral në shërbim të paqes dhe sigurisë euroatlantike”, thuhet në takim.
FSK-ja ka thënë se Kosova vazhdon të mbështesë Ukrainën përmes trajnimit të forcave luftarake ukrainase, në fushën e deminimit si dhe ka dhuruar shumë herë pajisje, automjete dhe municion të kalibrave të mëdhenj.
Edhe
Ulutash pret në takim Jasharin, flasin për situatën e sigurisë
Grupi i Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës është formati i takimeve të ministrave dhe shefave të mbrojtjes të mbi 50 vendeve të botës, që përbëjnë koalicionin e madh të mbështetësve të Ukrainës, që prej fillimit të agresionit rus.
Siç ka njoftuar Shtabi i FSK-së, Jashari mori pjesë në takim me ftesë të Sekretarit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lloyd Austin. Takimi u zhvillua në bazën e Forcave Ajrore Amerikane në Ramstein.
-
Kosova rikonfirmon mbështetjen për Ukrainën në mbledhjen e udhëhequr nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes
-
Zelensky shkon në Kanada për të kërkuar mbështetje ushtarake
-
Delegacioni i FSK-së në Stamboll, diskuton për forcimin e kapaciteteve ushtarake
-
Një ekip i FSK-së udhëton drejt Gazës për vlerësim paraprak