Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka ftuar për takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati javën e ardhshme në zyrat e SBASHK-ut.
Jasharaj ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur për zgjedhjet në Luginë kisbte thënë se “shkon aty ku e thërrasin”.
“E pata vështirë të besoj dhe prandaj e dëgjova disa herë dhe pastaj po ashtu disa herë e lexova me kujdes dhe u binda, kryeministri e paska thënë se shkon aty ku e thërrasin. Ky deklarim i tij më bëri që ta kritikoj kryetarin e BSPK-së , Atdhe Hykolli, por edhe të bëhem vetëkritik. Ne i kemi dërguar dhjetëra kërkesa kryeministrit në emër të BSPK-së dhe ne shumë kërkesa ministres Nagavci për takime e për të bashkëbiseduar për gjithë shqetësimet dhe kërkesat e anëtarësisë, por u kemi thënë se takimet t’i mbajmë te ata dhe meritojmë kritika se e paskemi harruar traditën shqiptare të mikpritjes dhe në shkresat tona për takime as edhe një herë nuk u kemi thënë ejani te ne. Tani kur e mësova këtë dëshirë të kryeministrit dhe Qeverisë së tij se duhet t’i thërrasim se kafe e çaj kemi edhe ne, publikisht po i drejtohem kryeministrit Kurti që ta marrë ministren Nagavci e ministrin Murati dhe të vijnë javën e ardhshme në SBASHK”, ka shkruar Jasharaj.
-
Jasharaj kërkon rritje të pagave: Murati deshi t’ua ndalë mësimdhënësve bukën e gojës
-
Jasharaj-Nagavcit: Ke urdhër nga Kurti të mos takohesh me sindikatat
-
Kurti për çështjen e presidentit: Murat Jashari do të ishte zgjidhja e duhur në momentin e duhur
-
Albin Kurti pritet me thirrje “Hashim Thaçi” në Vushtrri
-
Jasharaj: Qeveria Kurti s’deshi dialog, s’i përjashtojmë protestat e grevën