Nuk është i saktë qëndrimi i Qeverisë në Serbi se me zgjidhjen e çështjes së Kosovës, dyert e Bashkimit Evropian për Serbinë do të hapen automatikisht, tha Dushan Janjiq, themelues i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd.
"Një gjë e tillë nuk do të ndodhë pa zbatimin e kapitujve 23 dhe 24 për pakicat, të drejtat e njeriut dhe sundimin e së drejtës, me të cilët hapet dhe mbyllet procesi i anëtarësimit në BE", tha Janjiq, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
"Rekomandimi ynë për autoritetet është që të fillojnë të punojnë në rregullimin ligjor dhe të zbatojnë dispozitat mbi të drejtat e pakicave kombëtare nëse duan të hyjnë në BE", shtoi Janjiq.
Ai e vuri në pyetje rekomandimin e Gjykatës Kushtetuese të Serbisë për të shfuqizuar vetëqeverisjen e pakicave dhe për të futur një sistem reciprociteti.
"Me këtë sistem, në parlamet do të ishin, për shembull, pesë kroatë, ndërsa boshnjakë aq sa kërkon Erdogani (presidenti i Turqisë)", tha Janjiq.
-
Serbisë s’i kërkohet njohja e Kosovës, por të mos e pengojë për anëtarësim në OKB
-
Janjiq: Modeli i dy Gjermanive, zgjidhja më e mundshme për Kosovën
-
Janjiq tregon “fazat e normalizimit Kosovë – Serbi”
-
Janjiq: Vuçiq po llogarit shumë në shtetet e BE-së
-
Lajçaku: Dritarja e mundësisë për anëtarësim në BE s’do të jetë e hapur përgjithmonë