Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Isufi: S’u favorizua ndonjë kompani në prokurimin për riparimin e kaldajës së A5-shit

Skender Isufi

Skender Isufi, i cili është zyrtar i prokurimit në Korporatën Energjetike, e ka përmbyllur të enjten dëshminë e tij në procesin gjyqësor për rastin e njohur si “KEK 2”, e në të cilin ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, ish-shefi i prokurimit, Ymer Dragusha, dhe avokati Isuf Zejna akuzohen për korrupsion. Gjatë dëshmisë së tij, Isufi ka theksuar të mos ketë vërejtur favorizim të ndonjë kompanie në procesin e prokurimit për riparimin e kaldajës së Bllokut A5

Zyrtari i prokurimit në Korporatën Energjetike (KEK), Skender Isufi, ka thënë gjatë dëshmisë në rastin gjyqësor të njohur si “KEK2” se nuk ka vërejtur favorizim të ndonjë kompanie në procesin e prokurimit për riparimin e kaldajës së Bllokut A5.

Isufi e ka vazhduar edhe të enjten dëshminë në rastin në të cilin për keqpërdorim të detyrës zyrtare akuzohen ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, ish-shefi i prokurimit në këtë ndërmarrje, Ymer Dragusha, si dhe avokati Isuf Zejna. 
“Jo nuk kemi pasur asnjë element me thënë që kemi anshmëri ndaj dikujt... Nuk mundem me ditë. Ne vlerësimet i kemi bërë për ofertat që kemi pasur dhe kemi dhënë mendimet tona si komisione”, ka theksuar ai para trupit gjykues.

Dëshmitari ka theksuar se kompania “Litwin”, në procedurën e parë të hapur të prokurimit nuk i ka plotësuar kushtet, siç ka qenë dorëzimi i listës së punëtorëve.

“Jo, sepse ai nuk i ka plotësuar kriteret që kanë kërkuar dokumentacionin, certifikatat shëndetësore, lista e personelit, nuk është lëshuar leja e punës. Më shumë ka qenë orientimi i lejes së hyrjes, pastaj është ndërprerë kontrata”, ka thënë Isufi.
Prokuroria pretendon se kjo kompani është favorizuar me procedurën e dytë, e cila ka qenë me negocim.

Në bazë të aktakuzës së ngritur nga prokurorët Fikrije Fejzullahu dhe Ilir Morina, Nagip Krasniqi në cilësinë e kryeshefit të KEK-ut, Ymer Dragusha në cilësinë e ushtruesit të detyrës së drejtorit të zyrës së prokurimit dhe Isuf Zejna, si përfaqësues i kompanisë “Rexhepi Zeqiri Zejna L.L.C”, akuzohen se me veprimet e tyre i kanë shkaktuar dëm buxhetit të shtetit rreth 37 milionë euro.

Krasniqi dhe Dragusha akuzohen po ashtu se me tenderin për riparime i kanë mundësuar përfitim të kundërligjshëm kompanisë “Litwin S.A”, e cila u pati shpallur e papërgjegjshme në procedurën e hapur më herët të prokurimit.

Edhe Dëshmitari në gjykimin e Nagip Krasniqit: Nuk ka pasur anshmëri për ndonjë operator Arbëri Dëshmitari në gjykimin e Nagip Krasniqit: Nuk ka pasur anshmëri për ndonjë operator

Ndërsa në një tender tjetër për konsulencë, prokuroria pretendon se Isuf Zejna është përfshirë në përpilimin e tenderit me negocim në vlerë 60.0000 euro, e të cilën më pas e ka fituar kompania ku ai ka qenë aksionar.