Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë për KosovaPress se zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës si presidente është në përputhje me Kushtetutën, ani pse e njëjta u zgjodh disa minuta pas afatit të vendosur nga Gjykata Kushtetuese.
Sipas tij, me rëndësi është që procesi ka nisur me kohë, ndërkaq numërimi dhe shpallja e rezultatit nuk përbën çështje kushtetuese.
Ai tha se legjislatura e njëmbëdhjetë nuk konsiderohet e shpërndarë, por fuqiplotë dhe pa asnjë të metë kushtetuese.
“Me rëndësi është që procesi ka nisur me kohë. Procesi i numërimit dhe i shpalljes së rezultatit, edhe nëse zgjat disa minuta përtej afatit, nuk përbën çështje kushtetuese... Kuvendi është fuqiplotë dhe pa asnjë të metë kushtetuese”, tha Hasani.
Justina Shiroka-Pula presidente e re e Kosovës
-
U ngritën dilema për kushtetutshmërinë e zgjedhjes së presidentes
-
Hyseni: Zgjedhja e presidentes Shiroka-Pula është kushtetuese
-
Koci çon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes
-
Shiroka-Pula: Pavarësia e Gjykatës Kushtetuese është garanci për demokracinë
-
Hoxhaj për Shiroka-Pulën: Personalitet shumë i pavarur