Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Former President of the Constitutional Court: The election of Justina Shiroka-Pula is in accordance with the Constitution

HASAN

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë për KosovaPress se zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës si presidente është në përputhje me Kushtetutën, ani pse e njëjta u zgjodh disa minuta pas afatit të vendosur nga Gjykata Kushtetuese.

Sipas tij, me rëndësi është që procesi ka nisur me kohë, ndërkaq numërimi dhe shpallja e rezultatit nuk përbën çështje kushtetuese.

Ai tha se legjislatura e njëmbëdhjetë nuk konsiderohet e shpërndarë, por fuqiplotë dhe pa asnjë të metë kushtetuese.

“Me rëndësi është që procesi ka nisur me kohë. Procesi i numërimit dhe i shpalljes së rezultatit, edhe nëse zgjat disa minuta përtej afatit, nuk përbën çështje kushtetuese... Kuvendi është fuqiplotë dhe pa asnjë të metë kushtetuese”, tha Hasani. 
 

Read other updates
Shiroka-Pula

LIVE: Justina Shiroka-Pula, the new president of Kosovo