Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Inxhinierët e FSK-së fillojnë ndërtimin e urës në Dritan të Drenasit

Inxhinierit e FSK-së kanë filluar ndërtimin e një ure mobile në fshatin Dritan të Drenasit.

Ura ishte dëmtuar nga vërshimet e shkaktuara në muajin janar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Me qëllim të mbështetjes së qytetarëve për lehtësim të qarkullimit si dhe sanimit të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e muajit janar, inxhinierët e Regjimentin e Xhenios të Gardës Kombëtare të FSK-së sot, në fshatin Dritan të Drenasit kanë filluar operacionin e ndërtimit të urës mobile ,,Mabey Johnson’’. Projekti i ndërtimit të urës me gjatësi prej 36 metra, planifikohet të përfundoj në fund të muajit Prill dhe do të realizohet në bashkëpunim me komunën e Drenasit. Kjo është ura e radhës e ndërtuar pas asaj në Hajnoc të Kamenicës”, thuhet nga FSK-ja.