Paligjshmëria ka kohë që nuk zë vend më në qytetin e Ferizajt. Ndërkohë inspektorët komunal kanë nisë një aksion i cili ka rezultuar me mbylljen e gjashtë moteleve dhe inicimin e 15 procesverbaleve në gjykatë.
Ridvan Berisha, koordinator i Inspektoratit të Komunës, ka thënë se ky aksion kaq i gjerë që është shtrirë mbi qytetin e Ferizajt dhe rrethinën ka një qëllim, atë të shmangies së dukurive eventuale devijante në këto biznese dhe kontrollit sanitar që parashihet me normativin ligjor në fuqi.
“Do të vazhdohet edhe ditëve në vijim me këtë aksion dhe se vazhdimisht inspektorët e tregut dhe sanitar janë në vëzhgim e kontroll të afër të këtyre llojeve të bizneseve”, ka thënë Berisha, raporton Koha Ditore.
Sipas tij, nga 34 motelet e inspektuara, ndaj 15 prej tyre do të iniciohet shumë shpejt procedura pranë gjykatës, kurse 6 prej tyre janë mbyllur menjëherë për shkakun e mosplotësimit të kushteve minimalo-teknike dhe mungesave së kushteve sanitare. Ai ka shtuar se ky aksion është marrë në bashkëpunim edhe me Policinë e Kosovës dhe me Administratën Tatimore.

-
Inspektorati i Ferizajt inspekton marketet, farmacitë dhe furrat e bukës
-
Inspektorati e Policia mbyllin nëntë lokale në Ferizaj
-
Kërkohet paraburgim për menaxherin e një moteli në Ferizaj, për mundësim të prostitucionit
-
Inspektorati mbyll 26 motele dhe vila në Kosovë dhe shqipton 27 masa ndëshkuese
-
Mosrespektimi i Ligjit kundër duhanit, 12 gjoba ndaj bizneseve në rajonin e Ferizajt