Drejtoria e Inspektoratit në Prishtinë ka gjobitur dhe ndërprerë një objekt për punime pa leje të shtunën.
Sipas njoftimit në Facebook, Inspekcioni ka gjobitur dhe ndërprerë punimet rreth vendosjes pa leje të një konstruksioni metalik në hapësirat publike në qendër të qytetit pa pasur leje apo pëlqim nga organi kompetent.
“Drejtoria e Inspekcionit edhe këtë rast do të vazhdojë ta trajtojë konform me procedurat e parapara ligjore duke pasur si qëllim lirimin dhe ruajtjen e hapësirave publike kudo në qytetin e Prishtinës”, thuhet më tej në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Rrënohet një objekt pa leje në Prishtinë
-
Inspektorati ndërpret punimet para Bibliotekës, Komuna obligohet të kërkojë leje
-
Inspektorati ndalon punimet para Bibliotekës Kombëtare
-
Komuna e Prishtinës: Asnjë objekt s'do të mund të vihet në përdorim pa inspektim final
-
Inspektorati ndalon punimet ne 16 vendpunishte në Prishtinë, Pejë, Ferizaj, Lipjan e Fushë-Kosovë