Srgjan Vuçiniq, iniciues i peticionit për shkarkimin e kryetarit të Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri, ka thënë për KOHËN se kanë mbledhur numrin e mjaftueshëm të nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarit.
Mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarit të Zubin-Potokut nisi të premten.
Për ta shkarkuar kryetarin Zeqiri duhen 1347 nënshkrime të votuesve.
“Po ka mbaruar. Kemi më tepër se që duhet numër të nënshkrimeve”, ka thënë Vuçiniq.
Mbledhja e nënshkrimeve ka nisur edhe në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq e Zveçan. Në këto tri komuna është thënë se janë mbledhur tashmë nënshkrimet e mjaftueshme për shkarkimin e kryetarëve.
Edhe
KQZ-ja pranon peticionin për shkarkim të kryetarit të Zubin-Potokut
Afati përfundimtar për mbledhjen e nënshkrimeve në Mitrovicë V., Leposaviq e Zubin-Potok është 22 janari, ndërsa në Zveçan është 27 janari.
-
Nis nënshkrimi i peticioneve për shkarkimin e kryetarëve në Zveçan e Zubin-Potok
-
Nis mbledhja e nënshkrimeve për shkarkim të kryetarit të Zveçanit dhe atij të Zubin-Potokut
-
Caktohet lokacioni për mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarit të Zubin-Potokut
-
Serbët në Zubin-Potok dorëzojnë kërkesë për inicimin e peticionit për largim të Zeqirit