Ka nisur mbledhja e nënshkrimeve për shkarkim të kryetarit të Komunës së Zveçanit, Ilir Peci dhe atij të Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri.
Në një deklaratë për KOHËN Peci ka thënë se mbledhja e nënshkrimeve do të bëhet në një tendë të vendosur afër ndërtesës komunale në qendër të Zveçanit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNënshkrimet po mblidhen edhe në peticionin për shkarkim të kryetarit të Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri.
Nga Policia e Kosovës kanë thënë se janë duke e monitoruar këtë proces në të dy komunat.
Mbledhja e nënshkrimeve për shkarkim të kryetarëve ka nisur ditë më parë edhe në Mitrovicë të Veriut e në Leposaviq.
Për të qenë peticioni i suksesshëm, duhen nënshkrimet e së paku 20 për qind të qytetarëve me të drejtë vote.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Zveçan duhen nënshkrimet e 1.411 votuesve, në Zubin-Potok nënshkrimet e 1.347 votuesve, në Mitrovicë të Veriut duhen nënshkrimet e 3.640 votuesve dhe në Leposaviq nënshkrimet e 2.689 votuesve.
Afati i mbledhjes së nënshkrimeve për shkarkim të kryetarëve në Leposaviq, Mitrovicë të Veriut e Zubin-Potok përfundon më 22 janar, ndërsa në Zveçan më 27 janar