Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar mbi situatën me reshjet e shiut në Kosovë gjatë 48 orëve të fundit.
Sipas njoftimit, gjatë kësaj kohë “kanë rënë mesatarisht rreth 75.6 mm reshje, duke shkaktuar përmbytje nëpër disa komuna, si pasojë e ngritjes së niveleve të lumenjve përtej kapaciteteve të tyre bartëse”.
Situatës së rënduar, i ka kontribuar edhe shkrirja e borës nëpër viset malore.
Ndërkaq, IHK thotë se gjendje më e rënduar paraqitet në Rrafshin e Dukagjinit, “Gjakovë 95.8 mm, Junik 198.9 mm, Deçan, Rahovec, Malishevë, Suharekë, Pejë 95 mm, Klinë”.
Ashtu edhe në Rrafshin e Kosovës, “Drenas, Skenderaj, Lipjan, Fushë-Kosovë, Obiliq, Prishtinë 58 mm, Mitrovicë”.
IHK ka paraqitur edhe gjendjen e lumenjve, për të cilët nxjerr vërejtjen se “në të gjithë lumenjtë tendencat janë në ngritje, kështu që nesër më datë 9.01.2021, pritet që të arrihet maksimumi i niveleve dhe prurjeve”.
{gallery}