Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron vërshime në disa zona

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar vërshime në disa zona, si pasojë e reshjeve që kanë filluar të mërkurën në tërë vendin.

Sipas IHMK-së këto reshje mund të shkaktojnë vërshime të shpejta, sidomos nga rrjedhat lumore me karakter malor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë orëve të paraditës (e mekure 08/11/2023), kanë filluar reshje të shiut në tërë vendin, me intensitet më të lartë nëpër disa zona (veri-perëndimore, qendrore dhe veri-lindore) të cilat mund të shkaktojnë disa vërshime të shpejta, sidomos nga rrjedhat lumore me karakter malor, të cilat mund të shkaktojnë pengesa në qarkullim, sisteme të kanalizimit, probleme në të gjitha aktivitetet bujqësore, probleme me trafikun, rrezik për rrëshqitje dheu etj”, thuhet në njoftim.

Në njoftim theksohet se nuk parashikohet të ketë përmbytje lumore sidomos nga lumenjtë kryesorë, të cilët aktualisht kanë nivele nënë kuotat e tyre mesatare për këtë periudhë të vitit.

IHMK-ja ka parashikuar se gjatë orëve të pasdites së sotme gradualisht reshjet do të bien në intensitet dhe shtrirje dhe situata e përgjithshme hidrometeorologjike do të fillojë gradualisht të stabilizohet.