Moti sot në Kosovë parashihet të jetë me reshje lokale shiu, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Reshjet lokale shiu kanë nisur nga orët e vona të së enjtes, si pasojë e depërtimit të një mase ajrore më të lagësht dhe jostabile në rajon. E këto reshje do të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Fundjava do të karakterizohet me mot të paqëndrueshëm dhe reshje të herëpashershme shiu, ndërsa në zonat malore dhe në lartësi më të mëdha mbidetare reshjet pritet të jenë në formë bore, si rezultat i temperaturave më të ulëta”, ka njoftuar IHMK.
Temperaturat minimale do të sillen mes 1-3 gradë celsius, e maksimalet mes 5-8 gradë.
IHMK-ja ka njoftuar se nga e hëna do të ketë stabilizim të reshjeve atmosferike e me mot mesatarisht të vranët e intervale me diell.
“Megjithatë, në disa zona do të ketë zhvillime lokale të vranësirave të shoqëruara me riga të dobëta shiu. Në viset malore, gjatë pjesës së dytë të javës së ardhshme, priten sërish reshje bore për shkak të depërtimit të masave më të ftohta ajrore nga veriu dhe verilindja”, ka njoftuar IHMK.
Po ashtu ka njoftuar se nga 31 marsi deri më 4-5 prill pritet të ketë rënie të temperaturave minimale në vlera negative gjatë orëve të mëngjesit, duke krijuar kushte për ngrica pranverore.
“Këto kushte paraqesin rrezik për sektorin e pemëtarisë, veçanërisht për kulturat në fazën e lulëzimit.
Rekomandime për fermerët: Krijimi i shtresës mbrojtëse me tym (smudging) për të reduktuar ftohjen gjatë natës; Monitorimi i vazhdueshëm i temperaturave dhe parashikimeve; Ndërmarrja e veprimeve tjera nga përvoja vetanake e bujqve. Zbatimi në kohë i këtyre masave mund të zvogëlojë ndjeshëm dëmet dhe të ruajë prodhimin bujqësor”, ka udhëzuar IHMK.