Arbëri

Shi e borë sot

shi

Gjatë vikendit parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje  shiu dhe bore, njoftoi Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Të shtunën, fillimisht priten riga shiu, të cilat gradualisht, si pasojë e rënies së temperaturave, do të shndërrohen në reshje bore, veçanërisht në zonat më të larta.

IHMK ka bërë thirrje për kujdes gjatë qarkullimit nëpër rrugë, pasi ngricat janë evidente gjatë gjithë kohës.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -6 dhe -1 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale të ditës ndërmjet 0 dhe 5 gradë Celsius. 

Si pasojë e reshjeve, IHMK u bëri apel komunave dhe agjencive përgjegjëse që të jenë vigjilente, veçanërisht në zonat me infrastrukturë të dobët dhe në vendbanimet përreth rrjedhave lumore, pasi lokalisht mund të paraqiten vështirësi në qarkullimin normal të ujërave dhe në komunikacion.