Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

I dyshuari për masakrën e Dubravës ekstradohet në Bosnje

Sinisha Petriq Zenica, vrasësi famëkeq i klanit të Zemunit, është ekstraduar në Bosnje nga Spanja, raporton “Slobodna-bosna”. Ai dyshohet si pjesëmarrës edhe në masakrën e Dubravës.

Petriq ishte planifikuar të ekstradohej në Bosnje që nga janari, por disa procedua e shtynë afatin.

Petriq dyshohet se ishte prapa grupit që vrau 95 shqiptarë të burgosur në Dubravë mes 22 dhe 24 maj të vitit 1999. Po ashtu dyshohet për vrasjen në kafenenë “Panda”.

Petriq ishte një vrasës me pagesë i klanit të Zemunit dhe krahu i djathtë i Luka Bojoviqit.

Ai është transferuar në burgin e Foçës, ku do ta vuajë pjesën tjetër të dënimit me burg, pasi Gjykata e Qarkut në Banja Llukë mori përsipër vendimet e gjykatave të huaja.

Sipas vendimit të Gjykatës së Qarkut të Banja Llukës, Petriq do të duhet të vuajë atje tri vjet dënim, por supozohet se do të qëndrojë një vit, e “me sjellje të mirë” do të lirohet më pas.

 

Artikuj të ngjashëm