Kronikë e zezë

Aktakuzë ndaj serbit që dyshohet se mori pjesë në Masakrën e Dubravës

 

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj serbit G.M., i cili dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e 109 të burgosurve dhe plagosjen e 108 të tjerëve në Masakrën e Dubravës në vitin 1999.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “Krimi i luftës kundër popullsisë civile”.