Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj i ka reaguar ministrit të jashtëm serb Ivica Daciq në lidhje me deklaratat e tij më të reja për Kosovën.
Përmes një postimi në Twitter, Hoxhaj ka thënë se Serbia historikisht nuk e ka pranuar zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve, dhe asnjëherë nuk i ka pranuar zgjidhjet e negociuara ndërkombëtarisht.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHoxhaj ka thënë që një konferencë e re ndërkombëtare është e panevojshme, pasi që sipas tij dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian duhet të përmbyllet me një marrëveshje ligjore për normalizim të plotë dhe njohje të ndërsjellë.
“Historikisht, Serbia nuk ka pranuar zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve dhe kurrë nuk i ka pranuar marrëveshjet e negociuara ndërkombëtarisht. Nuk ka nevojë për një tjetër konferencë ndërkombëtare. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja duhet të përmbyllet me marrëveshjen ligjore për normalizim të plotë dhe njohje të ndërsjellë”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.
Sot, kryediplomati serb deklaroi se duhet të organizohet një konferencë e re ndërkombëtare ku do të merrnin pjesë BE-ja, ShBA-ja dhe Rusia për ta gjetur një zgjidhje për Kosovën.