Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj në një postim në Twitter ka ironizuar me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabic, e cila së fundmi deklaroi se Serbia nuk do ta njohë Kosovën.
Hoxhaj tha se nëse kryeministrja e Serbisë nuk është e gatshme ta përmbush kushtin e BE-së për marrëveshje të detyrueshme ligjore dhe njohje të Kosovës, ndoshta në dialog duhet të fillojnë të diskutojnë për ngrohje globale, duke aluduar se dialogu që s’përfundon me njohje, është i pakuptimtë për Kosovën.
“E kemi një pranverë të ftohtë e me shumë borë, me gjasë do të ishte diskutim interesant”, ka thënë më tej Hoxhaj.
Hoxhaj vazhdimisht ka thënë se dialogu nëse nuk përfundon me njohje i humbet kuptimi, prandaj shpeshherë ka pasur shkëmbime të rënda me liderët e shtetit serb të cilën nuk duan ta pranojnë një gjë të tillë.
-
Hoxhaj për AP: Dialogu proces kompleks, s’pranojmë asgjë më pak se njohje dhe anëtarësim në OKB
-
Hoxhaj: Vazhdimi i dialogut me Serbinë po bëhet i pamundur
-
Hoxhaj i përgjigjet Daçiqit: Normalizimi nuk ndodh pa anëtarësimin e Kosovës në OKB
-
Hoxhaj kundër Pacollit: Bërnabiqit i thotë se pa njohje të ndërsjellë s’ka stabilitet në rajon
-
Hoxhaj i reagon Vuçiqit për njohjet: Po e rrezikon normalizimin e raporteve