Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj deklaratave të mbrëmshme të ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili tha se nuk ka shansa që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Hoxhaj deklaroi se diskursi politik destruktiv nga ana e liderëve të Serbisë në rend të parë, e vë në rrezik dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli, mes Kosovës dhe Serbisë.
Hoxhaj tha se marrëdhëniet mes dy vendeve nuk mund të normalizohen pa anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, ashtu siç edhe pajtimi mes popujve është i pamundur pa njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.
“Diskursi destruktiv i liderëve të Serbisë, dëmton dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga BE-ja. Marrëdhëniet mes dy shteteve nuk mund të normalizohen pa anëtarësimin tonë në OKB, ashtu siç nuk mund të ndodhë pajtimi mes popujve pa njohjen e ndërsjellët”, ka shkruar Hoxhaj.
Këto komente Hoxhaj i bëri në llogarinë e tij në Twitter, pasi kryediplomati serb, Ivica Daçiq tha se është turp t’i kërkohet Serbisë ta njohë Kosovën dhe se një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur.
-
Hoxhaj - Daçiqit: Dialogu që s’përfundon me njohje i barasvlefshëm me dështim
-
Daçiq: Normalizimi i marrëdhënieve nuk do të thotë njohje e Kosovës
-
Daçiq: Njohja e Kosovës e papranueshme për Serbinë
-
Daçiq: Kosova po mendon se në bisedimet me Serbinë do ta arrijë pavarësinë, kjo nuk do të ndodhë kurrë
-
Hoxhaj për AP: Dialogu proces kompleks, s’pranojmë asgjë më pak se njohje dhe anëtarësim në OKB