Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia në dialogun me Kosovën kërkon një zgjidhje në interes të paqes në rajon dhe Evropë.
Ndërkaq, tha se me çështjen e Kosovës “nuk mund të bëjmë pazare, e as të heqim dorë nga parimet tona”.
Këto fjalë, Daçiq i tha pas një takimi që ka zhvilluar me ministrin sllovak të Punëve të Jashtme, Ivan Korçok, raporton “FoNet”.
Daçiq e ka falënderuar Sllovakinë për kundërshtimin që i bën pavarësisë së Kosovës.
Ndërkaq, ministri sllovak ka thënë se “vetëm një zgjidhje e qëndrueshme e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës mund të jetë në interes të popujve në Serbi dhe Kosovë”, transmeton Koha.net.
Edhe
Daçiqi thotë se Serbia është e durueshme në dialogun me Kosovën
“Jemi të bindur se Beogradi dhe Prishtina mund të gjejnë një formulë të pranueshme nga të dyja palët, dhe askush nuk i dikton ata se çfarë duhet të përmbajë marrëveshja ligjërisht e obligueshme”, ka thënë Korçok pas takimit me ministrin e Jashtëm serb, Daçiq.
Kujtojmë se Sllovakia është një nga 5 shtetet anëtare të BE-së që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.