Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Daçiq: Nuk pranojmë marrëveshje të njëanshme

Serbia është konstruktive në dialogun me Prishtinë me ndërmjetësimin e BE-së dhe dëshiron një kompromis që do të sjell paqe dhe stabilitet në planin afatgjatë ka thënë në Moskë, kryetari i Kuvendit të Serbisë Ivica Daciq.

Ai më tutje ka shtuar se Serbia nuk pranon zgjidhje të imponuar dhe të njëanshme, raporton Tanjug.

“Ata na thonë hiqni dorë nga Kosova dhe rrugën për në BE e keni të hapur. Por kjo nuk është ajo çka partnerët i thonë njëri tjetrit. Ne duam të hyjmë në BE po punojmë shumë për të, por nuk pranojmë që të na vendosin pengesa të cilat nuk I janë vënë askujt deri më tani” ka thënë Daçiq.