Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka pritur sot kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskuka. Ky i fundit kërkoi mbështetje nga ministri Lluka për realizimin e projektit të Parkut të Biznesit, i cili ende nuk është finalizuar si shkak i procedurave administrative.
Me këtë rast, kreu i MZHE-së tha se do të angazhohet personalisht në përshpejtimin e procedurave administrative që ky park të jetësohet sa më parë.
Ai ka siguruar kreun e Komunës se Prizreni do të jetë pjesë e projekteve strategjike zhvillimore, të cilat do të ndikojnë direkt në mirëqenien e qytetarëve të Prizrenit.
Sipas një komunikate të MZhE-së, Lluka dhe Haskuka kanë diskutuar për projektet që lidhen drejtpërdrejt me shërbimet për qytetarët si ai për trajtimin e mbeturinave, përmirësimin e furnizimit me ujë të pijes, trajtimin e ujërave të zeza, ngrohtoren e qytetit, Parkun e biznesit dhe Parkun për inovacion dhe trajnime.
“Ne po punojmë intensivisht që të mbulojmë me ngrohtore qendrore qytetin e Prizrenit. Kjo jo vetëm që përmirëson ajrin dhe stabilitetin energjetik në komunën tuaj, por dukshëm përmirëson kualitetin e jetës për qytetarët e Prizrenit. Kemi në fokus përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit në të gjitha fshatrat e komunës suaj si dhe realizimin e projektit për trajtimin e ujërave të zeza”, njoftoi ministri Lluka.
Edhe
Prizreni kërkon mbështetjen e nivelit qendror për Parkun e Biznesit
Ministri Lluka i ka ofruar mbështetje për projektet strategjike të komunës, siç është ai për zonën ekonomike të Prizrenit.
Haskuka kërkoi mbështetje nga ministri Lluka për realizimin e projektit të Parkut të Biznesit.
“Për komunën tonë është jetike funksionalizimi i projekt për krijimin e Parkut të Biznesit, i cili ende nuk është finalizuar si shkak i procedurave administrative”, tha Haskuka.
Me këtë rast, kreu i MZHE-së tha se do të angazhohet personalisht në përshpejtimin e procedurave administrative që ky park të jetësohet sa më parë.
Gjithashtu, Lluka foli edhe për qendrën e Inovacionit duke ofruar përkrahje në realizimin e këtij projekti, ku do të kenë qasje të rinjtë për të zhvilluar shkathtësitë inovative.
Edhe
Prizreni dhe MAPL-ja diskutojnë bashkëfinancimin e disa projekteve kapitale
“Kjo qendër ka për qëllim ndërtimin e kapaciteteve njerëzore duke trajnuar dhe promovuar punën e të rinjve brenda dhe jashtë Kosovës, si dhe krijimin e hapësirës për zhvilluar shkathtësitë inovative, duke krijuar vende pune për të rinjtë” tha Lluka
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka falënderoi ministrin Lluka për mbështetje në realizimin e projekteve që do të ndikojnë drejtpërsëdrejti në jetën e qytetarëve.