Nga foltorja e Kuvendit të Kosovës deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka dënuar Shkëlzen Gashin, si autor i ekspozitës për masakrat në Kosovë, dhe mbështetësit e kësaj ekspozite duke theksuar se të gjithë këta i bëjnë shërbim Beogradit dhe Aleksandër Vuçiqit me prezantim të pasaktë të krimeve serbe kundër shqiptarëve.
Hasani u është drejtuar deputetëve dhe qytetarëve edhe si një prej dëshmitarëve të masakrës në Burgun e Dubravës, derisa ka theksuar se “nuk do të lejojmë që masakrat të masakrohen për herë të dytë nga mercenarët”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sot jam për të thënë në të vërtetë të rëndë ajo që është prezantuar në këtë ekspozitë më 24 mars nuk është vetëm gabim. Është prezantim qëllimshëm i deklarimeve të UDBA-s të asaj kohe. Është fyerje për viktimat, të burgosurit e të mbijetuarit. Është fyerje për të vërtetën për masakrën e Dubravës. Sepse kur në libër e në ekspozitë, të financuar nga institucionet shtetërore dhe paraja publike, për masakrën në burgun e Dubravës thotë se ka pasur kryengritje, janë vrarë 48 ushtarë të armatosur dhe 58 civilë. Ai nuk ka treguar të vërtetën, ai ka prezantuar pas 27 vjete masakrën në Dubravë propagandën e aparatit kriminal serb mbi masakrën e Dubravës”, ka thënë ai.
Hasani ka përmendur edhe një rast tjetër narrative kundër Kosovës dhe krimeve kundër shqiptarëve.
“Në shtator 2024 në shtëpinë e mediave në Prishtinë, në aktivitet të organizuar nga Birn Kosova dhe Jeta Xharra, në debatin publik ka qenë prezent fotoreporteri serb Goran Tomashoviq, ish-oficer rezervë. Është thënë se Policia serbe ka njoftuar qendrën e mediave se në Burgun e Dubravës ka pasur rebelim të të burgosurve shqiptarë dhe se gardianët janë detyruar të intervenojnë ta shuajnë rebelimin. Këtë sipas fotoreporterit e ka prezantuar në të gjitha mediat e botës si kryengritje e të burgosurve ta armatosur. Ai më pas ka kërkuar falje por dëmi politik është bërë me prezantimin e versionit të UDBA-s”, ka thënë Hasani.