Në saje të angazhimeve ndërkombëtare, autoritetet e Kosovës kanë ndërprerë punimet në rrugën Deçan-Plavë.
Gjatë ditës së djeshme, pati reagime të ndryshme, disa e mbështetën ndërprerjen e punimeve në këtë rrugë, e disa ishin kundër ndalimit të punimeve, çka edhe ngjalli tensione.
SHBA-ja dhe BE-ja dolën në përkrahje të punimeve.
Sot, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ekziston një keqinformim rreth punimeve në njërën nga rrugët e Deçanit, e madje kjo rrugë ekziston edhe më herët.
“Ftoj diplomatët që të shkojnë në vend të ngjarjes, të shohin situatën, dhe të binden se rruga që po renovohet ka ekzistuar edhe më parë, për t’iu shmangur kështu deklarimeve të ngutshme. Populli i Kosovës gjithmonë ka jetuar në harmoni me komunitetet pakicë, duke respektuar trashëgiminë religjioze dhe kulturore të të gjithëve pa dallim. Qeveria e Kosovës e ka për obligim riparimin dhe menaxhimin e rrugëve në tërë territorin e Kosovës”, ka shkruar ai.
Edhe
Hoti thotë se po punohet për të gjetur zgjidhje për rrugën Deçan-Plavë
Ndërprerja e punimeve në rrugën Deçan – Plavë ngjall reagime pro et contra
Shtrohet dilema se nëse zona e mbrojtur përfshinë 5 kilometra nga objektet kishtare apo monumentet tjera të kulturës, siç është edhe vet Manastiri i Deçanit, vet Deçani ndodhet në një zonë që shkel këtë ligj, shkruan Koha.net. Rruga Pejë-Rugovë, s’është më larg se 150 metra nga kupolat e Patrikanës së Pejës, rruga Prishtinë - Gjilan, kalon mu pranë mureve të manastirit të Graçanicës, apo ndoshta këtu bëhet fjalë për një luftë tjetër të Serbisë kundër Kosovës.

-
Vazhdon të përçahet koalicioni: Haradinaj fton për vazhdimin e punëve në rrugën Deçan – Plavë
-
Hoti e Ramosaj pajtohen të pezullohen punimet në rrugën pranë Manastirit të Deçanit
-
Ramosaj: Punimet në rrugën Deçan-Plavë po vazhdojnë, nuk kam folur me Hotin
-
Historianët e Deçanit kundër ndërprerjes së punimeve në rrugën Deçan-Plavë