Shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostolova, ka mbështetur ndërprerjen e punimeve në rrugën Deçan-Plavë, pas ankesës së Kishës Ortodokse Serbe në këtë pjesë.
“Është shumë e rëndësishme që Ligji për Zonën e Mbrojtur të Manastirit të Deçanit të respektohet në mënyrë strikte dhe çdo veprim i mundshëm të aprovohet nga Këshilli Implementues dhe Monitorues”, ka shkruar ajo në “Twitter”.
Ndërprerjen e punimeve në rrugë e ka mbështetur edhe ambasadori i SHBA, Greg Delawie.
LEXO EDHE: SHBA mbështet ndërprerjen e punimeve në rrugën Deçan – Plavë
Dje Dioqeza e Rashkës dhe e Prizrenit kishin lëshuar një komunikatë për media, përmes së cilës kanë thënë se i kanë njoftuar përfaqësuesit e BE-së, OSBE-së dhe KFOR-it se: “Qeveria e Kosovës ilegalisht ka nisur ndërtimin e rrugëve në rrugën transitore Deçan-Plavë brenda zonës speciale të mbrojtur përreth Manastirit të Deçanit”.
-
Ndërprerja e punimeve në rrugën Deçan – Plavë ngjall reagime pro et contra
-
Punimet në rrugën Deçan-Plavë, pesë kilometra jashtë zonës së mbrojtur të Manastirit
-
Lekaj thotë se punimet në rrugën Deçan – Plavë po kryhen jashtë zonës së mbrojtjes
-
SHBA mbështet ndërprerjen e punimeve në rrugën Deçan – Plavë
-
Ndërpriten punimet në rrugën Deçan – Plavë