Punimet në ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë po zhvillohen pesë kilometra larg zonës së mbrojtur të Manastirit.
Kisha Serbe kishte kërkuar ndërprerjen e punimeve, me arsyetimin se Qeveria e Kosovës ilegalisht ka nisur ndërtimin në rrugën transitore Deçan-Plavë, brenda zonës speciale të mbrojtur përreth Manastirit të Deçanit, shkruan sot Koha Ditore.
Me gjithë kundërshtimin e autoriteteve të Kishës Ortodokse, të cilëve mbështetje u ofruan edhe ndërkombëtarët, punimet nuk janë ndërprerë.
Ekskavatorët kanë vazhduar punën edhe të hënën, kur ekipi i “Kohës Ditore” ka qëndruar atje. Njëri prej punonjësve të kompanisë i ka thënë gazetës se hapja e rrugës po vazhdon dhe se ata janë sugjeruar të rrinë së paku 5 pesë kilometra larg zonës së Manastirit. Edhe zyrtarët e Komunës së Deçanit kanë mohuar të jenë ndërprerë punimet. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Reagime pas ndërprerjes së punimeve në rrugën Deçan-Plavë
-
Pezullohen punimet në rrugën Deçan-Plavë
-
Sipas Manastirit, po vazhdon ndërtimi i rrugës magjistrale Deçan-Plavë në zonën e mbrojtur
-
Komuna mund t’i lë pa asfalt 5 kilometra të rrugës Deçan-Plavë, për shkak të kundërshtimit nga Manastiri
-
Kryetari i Deçanit pret leje për fillimin e punimeve te Manastiri